|
Llogaritë
Llogaria rrjedhëse
Llogaria e depozitave të afatizuara

Llogarita rrjedhëse:
Qe biznesin tuaj te mund ta zhvilloni sa më lehtë NLB Prishtina ju ofron llogarinë rrjedhese, llogari themelore e cila mundëson qasje në shumë produkte dhe shërbime të NLB Prishtina. Llogaria rrjedhese ju ofron nje vend te sigurtë për të mbajtur paratë tuaja. Përmes Llogarisë rrjedhëse ju mund të bëni pagesat ndaj furnitorëve brenda ose ndërmjet llogarive të NLB Prishtina dhe degëve të saj, te kryeni pagesa vendore dhe ndërkombëtare, ta shfrytëzoni për kredi të lejuara, per mbitërheqje (overdraft), kryerjen e pagesave automatike etj.
Ju mund të hapni llogari rrjedhese në valutat:
EUR
USD
CHF
GBP
Krejt çka ju duhet te beni është të sillni në cilen do nga filialat tona dokumentet origjinale dhe valide të poshtëshnuara:
Çertifikata e regjistrimit në Ministrinë përgjegjëse të qeverisë,
Kopjen e statusit apo Memos,
Letërnjoftimi ose paraporta valide për përfaqësuesit ligjorë ose personat e autorizuar
Dokumentet shtesë per bizneset jovendore:
Çertifiktë e regjistrimit në vendin nga vjen (duke përfshier emrin e perfaqësuesit ligjor në Kosovë)
Autorizimi nga Zyra qendrore, memoja ose dëshmi se personi i cili hap llogarinë është i autorizuar me shkrim nga institucioni ekzekutiv ose përmes ndonjë neni apo vendimi hap llogarinë e tillë
Hollësira nga cilado bankë/letër nga revizori i jashtëm i emëruar nga Kompania ( nëse ka ndonjë)

Llogaria e depozitave të afatizuara:
Llogaria e depozitave të afatizuara ju ofron interesa të larta për periudha të ndryshme.Llogaritë me afatizim kohor janë një zgjidhje nga e cila mund të përfitoni nëse keni para tepricë të gatshme. Kjo llogari nënkupton kursimin e shumës së caktuar të të hollave për një periudhë të paracaktuar kohore. Ne ofrojmë llogari me afatizim kohor me interes prej 1 muaji deri 5 vjet.
Për depozitat me afat në NLB Prishtina, ju mund të hapni llogarinë në valutat:
EUR
USD
CHF
GBP

|