Karrierën e tij e filloi në vitin 1980 në Bankën e Lubjanës, Bankën Themelore në Prishtinë, Bankë e cila funksionoi deri me shpërthimin e luftës në Kosovë por me emërtime të ndryshme. Pas luftës angazhohet në ProCredit Bankë në Kosovë në cilësinë e Drejtorit të Drejtoratit të Revizionit të Brendshëm prej nga kalon në Bankën BRK në cilësinë e Drejtorit Gjeneral. Nga Janari 2008 gjendet në pozitën e Kryetarit të Bordit Udhëheqës të NLB Prishtina.

Gjate karrierës së tij ka ndjekur specializime të ndryshme në lëmin e financave dhe institucioneve financiare si në Lubjanë, Frankfurt, etj. Që nga fillimi i punës në BRK është i kyçur në mënyrë aktive edhe në Shoqatën e Bankave në Kosovë ku ka qenë edhe nënkryetar i Bordit.

 


NLB Prishtina sh.a © 2009-2011
Developed by:Milot Kurshumliu - Cards & E-Banking Sector