Kolektimi i Dokumenteve

 

NLB Prishtina ju ofron edhe një mënyrë për të minimizuar rrezikun në tregun ndërkombëtar: Kolektimin e Dokumenteve.

Në rastet kur ju importoni mall, ne pranojmë dokumentet nga banka e eksportuesit, ju lajmërojmë për dërgesën dhe ua dorëzojmë dokumentet pasiqë të keni kryer pagesën.

Në rastet kur ju eksportoni mallëra, ne i dërgojmë dokumentet tek banka e importuesit e cila nuk do t’i dorëzojë ato derisa të realizohet pagesa.

Me kolektimin e dokumenteve punohet në bazë të Rregullave dhe Praktikave të Përgjithshme për Dokumentet e Kolektimit URC 522 të Odës Ekonomike Ndërkombëtare, Paris, Francë.

 

NLB Prishtina ju ofron dy lloje të kolektimit të dokumenteve:

Dokumentet kundrejt pagesës

Dokumentet kundrejt pranimit

 


NLB Prishtina sh.a © 2009-2011
Developed by:Milot Kurshumliu - Cards & E-Banking Sector