Garancionet

Në mënyrë që t’ju mbështesim dhe lehtësojmë aktivitetet biznesore, ne ju ofrojmë garancione. Me anë të garancioneve, NLB Prishtina siguron palën e tretë se ju do t’i përmbushni obligimet e marrëveshjes kontraktuese në përputhje me kushtet, parimet dhe kualitetin e specifikuar në kontratë.

Stafi profesional i NLB Prishtina ju ofron këshilla që nga fillimi i negociatave me partnerët tuaj biznesor deri tek përfundimi i kontratës.  Në qoftë se obligimet e kontratës nuk përmbushen, ne zotohemi për pagesën e çfarëdo shume për të cilën është lëshuar garancoini.



Garancionet të cilat i ofron NLB Prishtina për t’ju lehtësuar punën përfshijnë:

- Garancion për përmbushje të detyrimeve

- Garancion për pagesë

- Avans Garancion

- Garancion Doganor

- Garancion për tërheqje të mjeteve

- Garancion për tender


Ndërsa juve ju mbetet pjesa e lehtë e kontratës! Përmbushja e kushteve për të marrë garancion:

- Të posedoni llogari në NLB Prishtina

- Të keni rrjedhje pozitive të parave të gatshme

- Të keni kolateral të mjaftueshëm

 


NLB Prishtina sh.a © 2009-2011
Developed by:Milot Kurshumliu - Cards & E-Banking Sector