|
Bankingu Personal
A keni menduar ndonjëherë për trajtimin tuaj të veçantë nga Bankieri Personal, kursimin e kohës, kryerjen e shpejtë dhe të thjeshtëzuar të shërbimeve bankare?
Bankingu Personal është ofertë e posaçme në NLB Prishtina, e cila ju mundëson kursimin e kohës, komunikimin direkt me Bankierin Tuaj Personal, komoditet dhe trajtim të klasit të parë gjatë kryerjes së shërbimeve bankare.
Oferta e Bankingut Personal:
Bankimi personal:
- Ju orfon këshilla profesionale për të gjitha çështjet financiare,
- Ju mundëson komoditet, diskrecion, kryerje të shpejtë të shërbimeve dhe Ju siguron një ambient të posaçëm,
- Ju informon në lidhje me depozitat, limitet dhe kreditë,
- Ju infromon për të gjitha risitë që ndodhin brenda Bankës,
Llogaria e artë:
- Limit i posaçëm në llogarinë tuaj,
- Raporti i llogarisë suaj personale, një herë në muaj,
- dërgohet në adresën tuaj personale me e-mail.
Kartelat që mund ti posedoni:
- Visa Classic – Debit ; tërheqje përmes bankomatëve dhe pagesa përmes pikave të shitjes, dhe mundësi e rritjes së limitit,
- Visa Credit- Revolving – kartelë kreditore.
Super depozit
- Keni mundësinë që mjetet tuaja t`i depononi me norma stimulative të interesit në varshmëri të shumës së mjeteve dhe afatit kohor.
Kreditë individuale që mund t`i merrni:
- Përpunimi dhe lejimi i shpejtë i kredive të vogla
- Kredi te partnerët afaristë Gorenje,
- Kredi për shtëpi te partnerët afaristë BLND,
- Kredi banesore/renovuese HLP,
- Shpenzime administrative më të volitshme.
Shërbime tjera:
- Trajtim i veçantë dhe profesional në të gjitha
- Filialat e NLB Prishtina-së.
|