Corporate
Visa Classic Debit Business
|
||||||||||||||||||||||||
Kartelat për biznisPër ta bërë më të lehtë qasjen në mjetet tuaja si dhe për t’ju ofruar fonde shtesë, NLB Prishtina ka nxjerrë në treg kartelat VISA Electron, VISA Classic, VISA Credit Revolving, VISA Business etj. Përmes këtyre kartelave ju mund të tërhiqni mjete në të gjithë BANKOMAT-ët e të gjitha bankave që kanë marrëveshje me VISA, si dhe mund të paguani pa provizion në të gjitha pikat e shitjes (POS terminale) që e kanë shenjën e VISA, brenda dhe jashtë Kosovës. Thesari - operacionet valutoreProduktet e tregut valutor ne NLB Prishtina:FX PROMPT - këmbimi i valutës me datë të së njëjtës ditë FX SPOT - këmbimi i valutës me datë pas dy diteve FX FORWARD - këmbimi i valutës me kurs paraprak këmbimi FX Forward është marrëveshje për këmbim valutor mes bankës dhe klientit ne bazë të cilit valuta të huaja janë shitur me normë të miratuar të këmbimit të tanishëm, por për shlyerje ne datën e ardhme të caktuar me normë të ashtu quajtur normë forward (kurs parapajtues). Përparësitë:
Kursi baze merret online nga platforma Reuters. Per shumat mbi 10,000 USD, CHF dhe GBP.NLB Prishtina u mundësohen klientëve kurse speciale. Kurset e ofruar merret ne piken me te afërt te NLB Prishtina ose duke kontaktuar Thesarin ne kete numer telefoni: +381 (0) 38 744 029 ,+381 (0) 38 744 028. Kolektimi i DokumenteveNLB Prishtina ju ofron edhe një mënyrë për të minimizuar rrezikun në tregun ndërkombëtar: Kolektimin e Dokumenteve. Në rastet kur ju importoni mall, ne pranojmë dokumentet nga banka e eksportuesit, ju lajmërojmë për dërgesën dhe ua dorëzojmë dokumentet pasiqë të keni kryer pagesën. Në rastet kur ju eksportoni mallëra, ne i dërgojmë dokumentet tek banka e importuesit e cila nuk do t’i dorëzojë ato derisa të realizohet pagesa. Me kolektimin e dokumenteve punohet në bazë të Rregullave dhe Praktikave të Përgjithshme për Dokumentet e Kolektimit URC 522 të Odës Ekonomike Ndërkombëtare, Paris, Francë. NLB Prishtina ju ofron dy lloje të kolektimit të dokumenteve:
MbitërheqjaNLB Prishtina ka dizajnuar Mbitërheqjen ekskluzivisht për të gjithë ju që ju nevojiten mjetet në afate të shkurtëra kohore. Tërhiqni shumën që ju nevojitet nga llogaria rrjedhëse e biznesit tuaj; paguani kamatë vetëm për aq kohë sa shfrytëzoni mjetet; bëni pagesa dhe transfere përmes llogarisë në NLB Prishtina së paku 10 herë më shumë se sa shuma e lejuar e Mbitërheqjes brenda vitit; dhe ktheni shumën e tërësishme (në zero) së paku tre herë brenda vitit. Kredi për InvestimeSa herë ju ka ndodhur të hartoni plane të hollësishme për të ardhmen e biznesit të cilat kanë përfunduar vetëm në letër? Doni të ngritni kapacitetin e prodhimit? Dëshironi të zgjeroni biznesin, aktivitetet dhe stafin apo bleni biznes tjetër? Ne duam t’ju shoqërojmë në rrugën tuaj drejt suksesit! Për ju kemi dizajnuar një produkt të veçantë! Kredi për Investime! |







