} -->

Zyrtarin për mbrojtjen e të dhënave personale në bankë mund ta kontaktoni përmes:

Telefonit: 038 744 111,

E hënë – E premte

Prej 08:00 deri 16:00

E-mail adresa: 

info@nlbprishtina-kos.com


Retail

NLB Kursimi Fleksibil

NLB Kursimi Fleksibil është formë e veçantë kursimi që u mundëson klientëve kursimin e mjeteve dhe përfitimin e interesit varësisht nga shuma në llogari.
Sa më shumë që kurseni përfitoni norma më të larta të interesit në mjetet e kursyera.

Ju do të fitoni fleksibilitet në përdorimin e mjeteve tuaja , mundësitë e tërheqjes dhe deponimit të mjeteve në llogari të Kursimit Flexibil janë të pakufizuara.
Ky produkt i dedikohet kryesisht personave fizik të moshës 18 – 65 vjeçare me  të ardhura të rregullta mujore.
U dedikohet edhe personave tjerë fizik, që mund të mos jenë të punësuar, por kanë potencial dhe mundësi të kursimit , pa dallim.

Përparësitë tuaja:

  • Sa më e lartë është shuma e kursyer, aq  më i lartë është interesi i fituar,
  • Interesi do të ju llogaritet prej ditës së depozitimit,
  • Interesin e përfituar do ta pranoni në fund të çdo muaji në llogarinë tuaj,
  • Mundeni të tërhiqni dhe depononi mjete nga llogaria pa kufizim
  • Mundeni të kurseni në mënyrë të rregullt me urdhëresë të përhershme pa pasur nevojë të vini në bankë,
  • Nuk paguani asgjë për mirëmbajtje, tërheqje apo deponim,
  • Që interesi të llogaritet vazhdimisht, mjafton që llogaria juaj të mos bie nën vlerën 2,000€.

Normat e interesit:

Produkti - shërbimi

Kompensimi

Hapja e llogarisë Pa pagesë
Shuma minimale e depozituar 2000€
Mirëmbajtja e llogarisë Pa pagesë
Prej 2000 € deri në 5000 € 2.50%
Prej 5000 € deri në 15,000 € 2.60%
Prej 15,000 € deri në 30,000 € 2.70%
Prej 30,000 € deri në 50,000 € 2.80%
Mbi 50,000 € 3.00%

Kredi në Xhep! MasterCard

Thonë se dëshira për të blerë nuk ka çmim. Kur kjo dëshirë kombinohet me një përkrahës të fuqishëm siç është NLB Prishtina, atëherë realizimi i saj është punë e kryer.

Duke kuptuar nevojat dhe dëshirat tuaja, NLB Prishtina tani ju ofron Kredi në Xhep përmes MasterCard, një ndër kartelat më prestigjioze në botë.

kredi-ne-xhep-front

Çka është MasterCard dhe si funksionon?

MasterCard është kartelë kreditore e cila mund të përdoret për pagesën e mallrave të ndryshme përmes pikave të shitjes, internetit, apo edhe për tërheqjen e të hollave nga Bankomati brenda dhe jashtë Kosovës.

Avantazhi i kësaj kartele qëndron në faktin se pagesat mund të bëhen përmes secilës bankë që ka marrëveshje me MasterCard, ndërsa kthimi i borxhit bëhet me këste.

Kjo kartelë dallon nga kartelat tjera kreditore sepse u mundëson klientëve që borxhin ndaj bankës ta paguajnë me këste. Varësisht nga shuma e shfrytëzuar, klientët mund ta kthejnë borxhin prej 1 deri në 24 muaj.

Veçoria kryesore e kësaj kartele është mundësia për ta marrë sot, ndërsa mund ta shfrytëzoni kur të keni nevojë.

Kujt i dedikohet kjo kartelë?

MasterCard i dedikohet të gjithë personave me të ardhura të rregullta mujore, shuma e të cilave (të ardhurave) është së paku 150€ neto / muaj.

Dokumentacioni i nevojshëm

  • Plotësimi i Aplikacionit
  • Kopja e kontratës së punës
  • Pengu mbi pagën
  • Kopja e letërnjoftimit

Faturimi

Në fund të çdo muaji, banka ia dërgon klientit faturën për muajin përkatës përmes e-mailit dhe SMS-it, duke përfshirë qarkullimin gjatë tërë muajit, detyrimet ndaj bankës, si dhe pagesa të tjera që mund të dalin me rastin e përdorimit të kartelës.

Tani nuk keni nevojë që të dilni nga shtëpia për ta ri-mbushur pakon tuaj të televizionit, internetit (IPKO), celularit (Vala dhe IPKO), telefonit fix (IPKO), si dhe shikimin e bilancit tuaj në llogarinë e NLB Prishtina..

Ri-mbushjen mund të realizoni FALAS duke dërguar një SMS përmes bankës suaj NLB Prishtina

Si realizohen mbushjet

Pako e IPKO-s DuoTV (Televizion dhe Internet)

Dërgohet një SMS nga celulari juaj në numrin 50444 me tekstin e shenuar në mesazh duotv hapsirë usename

Shembull

duotv username

Pako e IPKO-s DuoFix (Internet dhe Telefonia fixe)

Dërgohet një SMS nga celulari juaj në numrin 50444me tekstin e shenuar në mesazh duofix hapsirë usename

Shembull

duofix username

Pako e IPKO-s Interneti

Dërgohet një SMS nga celulari juaj në numrin 50444 me tekstin e shenuar në mesazh internet hapsirë usename

Shembull

internet username

Pako e IPKO-s Televizioni

Dërgohet një SMS nga celulari juaj në numrin 50444 me tekstin e shenuar në mesazh tv hapsirë usename

Shembull

tv username

 


 Mbushja e Celularit  me SMS (Vala dhe Ipko)

Dërgohet një SMS nga celulari juaj në numrin 50444 me tekstin e shenuar në mesazh shkruani numrin e telefonit të cilin dëshironi ta mbushni, hapësirë, shumën e dëshiruar

Shembull

04xxxxxxx 5 

Këtë shërbim mund ta shfrytëzojnë edhe të afërmit tuaj, pasi që, Ju mund ti autorizoni edhe 5 numra të tjerë për të bërë mbushjen e celularit nga llogaria juaj.
Limiti ditor i mbushjes është sipas dëshirës, prej 5 deri në 100 € .Çdo numër i autorizuar mund ta ketë limitin e mbushjes të ndryshëm.


SMS për shikimin e gjendjes së llogarisë bankare:

Në SMS shkruani tekstin “bilanci”, dërgo në numrin 50444
Nga banka do tu kthehet SMS pergjigje e cila ju informon  për gjendjen e llogarisë suaj bankare, minusin e lejuar dhe pesë  transaksionet e fundit.

NLB Prishtina – Credit Revolving

NLB Prishtina – Credit Revolving Tarifa
Lëshimi i Visa Credit Revolving 20 €
Ri-lëshimi 5 €
Tërheqja e cash-it mbi 200 € në ATM të NLB Prishtina 2.5 %
Tërheqja e cashit deri në 200 € 4 €
Tërheqja e cash-it në mbi 200 € në ATM të bankave tjera brenda dhe jashtë Kosovës 3 %
Pagesat në POS të bankave tjera brenda dhe jashtë Kosovës 0 €
Chargeback 20 €
Interesi për POS 20% / vit
Interesi për tërheqje Cash 24% / vit
Limiti ditor i tërheqjes në ATM 500 €
Limiti ditor i pagesave në POS 1000 €

NLB Prishtina – VISA Classic Debit

NLB Prishtina – VISA Classic Debit Tarifa
Lëshimi i Visa Classic Debit 5 €
Mirembajtja 0 €
Ri-lëshimi 5 €
Provizioni për tërheqje në ATM brenda objekteve të NLB Prishtina / Klient i NLB Prishtina 0.10 €
Provizioni për tërheqje në ATM jashtë objekteve të NLB Prishtina / Klient i NLB Prishtina 0.15 €
Pagesat në POS të bankave tjera brenda dhe jashtë Kosovës 0 €
Tërheqja e cash-it ne ATM të bankave tjera brenda dhe jashtë Kosovës
Deri 150 € provizioni është 3 € | Mbi 150 € provizioni është 2 %
Tërheqja e parave në ATM të NLB grupit provizioni është vetëm 1€
Chargeback 20 €
Limiti ditor i tërheqjes në ATM 700 €
Limiti ditor i pagesave në POS 1500 €

NLB Prishtina – VISA Electron

NLB Prishtina – VISA Electron Tarifa
Lëshimi i Visa Electron 0 €
Mirembajtja 0.15 €
Ri-lëshimi 5 €
Provizioni për tërheqje në ATM brenda objekteve të NLB Prishtina / Klient i NLB Prishtina 0.10 €
Provizioni për tërheqje në ATM jashtë objekteve të NLB Prishtina / Klient i NLB Prishtina 0.15 €
Pagesat në POS të bankave tjera brenda dhe jashtë Kosovës 0 €
Tërheqja e cash-it ne ATM të bankave tjera brenda dhe jashtë Kosovës
Deri 150 € provizioni është 3 € | Mbi 150 € provizioni është 2 %
Tërheqja e parave në ATM të NLB grupit provizioni është vetëm 1€
Chargeback 20 €
Limiti ditor i tërheqjes në ATM 500 €
Limiti ditor i pagesave në POS 1000 €
Më tepër...