} -->

Zyrtarin për mbrojtjen e të dhënave personale në bankë mund ta kontaktoni përmes:

Telefonit: 038 744 111,

E hënë – E premte

Prej 08:00 deri 16:00

E-mail adresa: 

info@nlbprishtina-kos.com


Kolektimi i Dokumenteve

NLB Prishtina ju ofron edhe një mënyrë për të minimizuar rrezikun në tregun ndërkombëtar: Kolektimin e Dokumenteve.

Në rastet kur ju importoni mall, ne pranojmë dokumentet nga banka e eksportuesit, ju lajmërojmë për dërgesën dhe ua dorëzojmë dokumentet pasiqë të keni kryer pagesën.

Në rastet kur ju eksportoni mallëra, ne i dërgojmë dokumentet tek banka e importuesit e cila nuk do t’i dorëzojë ato derisa të realizohet pagesa.

Me kolektimin e dokumenteve punohet në bazë të Rregullave dhe Praktikave të Përgjithshme për Dokumentet e Kolektimit URC 522 të Odës Ekonomike Ndërkombëtare, Paris, Francë.

NLB Prishtina ju ofron dy lloje të kolektimit të dokumenteve:

  • Dokumentet kundrejt pagesës
  • Dokumentet kundrejt pranimit