} -->

Zyrtarin për mbrojtjen e të dhënave personale në bankë mund ta kontaktoni përmes:

Telefonit: 038 744 111,

E hënë – E premte

Prej 08:00 deri 16:00

E-mail adresa: 

info@nlbprishtina-kos.com


Letër kredi

Letër Kredi dokumentare

Është marrëveshje sipas së cilës banka duke vepruar në bazë të kërkesës dhe udhëzimeve të importuesit merr përsipër të kryej pagesën ndaj eksportuesit pas prezentimit të dokumentave brenda një periudhe kohore të specifikuar, me kusht që dokumentat të përputhen plotësisht me kushtet e përcaktuara në letër kredi.

Letëkredia dokumentare ka tri funksione:

  • sigurinë,
  • kryerjen e pagesës
  • dhe financimin.

NLB Prishtina lëshon Letërkredi në bazë të Rregullave dhe Praktikave të Përgjithshme për Letërkreditë Dokumentare (UCP 600) të Odës Ekonomike Ndërkombëtare, Paris, Francë.

Letër Kredi importuese

Letër kreditë sigurojnë pagesën e furnitorit tuaj, mirëpo ato ju ofrojnë juve, si importues, avantazhe të rëndësishme.Partneri juaj afarist duhet të dëshmoj see ka dërguar mallin sipas cilësisë dhe sasisë së kërkuar dhe se ju ka përgjigjur formaliteteve tjera. Ju duhet të paguani vetëm pasi që dokumentat të jenë prezentuar në bazë të kushteve të letër kredisë.

Ne lëshojmë këto lloje të Letër kredive Importuese:

  • Të konfirmuar
  • Të pa konfirmuar
  • Të transferueshme
  • Përsëritëse
  • Standby

NLB Prishtina ju lajmëron edhe për Letër kreditë Dokumentare Eksportuese të lëshuara në favorin tuaj nga ndonjë bankë tjetër.

Letër Kredi eksportuese

Pasi që keni arritur marrëveshje dhe pritni nga blerësi lëshimin e letër kredisë në favor tuajin, juve ju nevoitet një bankë ta pranoj atë për ju.Ne do t’ju njoftojmë menjëherë për arritje të letër kredisë me ose pa shtuar konfirmimin tonë.