} -->

Zyrtarin për mbrojtjen e të dhënave personale në bankë mund ta kontaktoni përmes:

Telefonit: 038 744 111,

E hënë – E premte

Prej 08:00 deri 16:00

E-mail adresa: 

info@nlbprishtina-kos.com


Kredite

Kredi për Investime

Sa herë ju ka ndodhur të hartoni plane të hollësishme për të ardhmen e biznesit të cilat kanë përfunduar vetëm në letër? Doni të ngritni kapacitetin e prodhimit? Dëshironi të zgjeroni biznesin, aktivitetet dhe stafin apo bleni biznes tjetër?

Ne duam t’ju shoqërojmë në rrugën tuaj drejt suksesit!

Për ju kemi dizajnuar një produkt të veçantë!

Kredi për Investime!

Auto Kredi

Keni nevojë për veturë të re për kryerjen e punëve të ndryshme rreth biznesit?

Atëherë aplikoni në degën më të afërt të NLB Prishtina dhe zgjedhni veturën që ju pëlqen në pikat e shitjes së partnerëve tanë anembanë Kosovës.

NLB Prishtina ju ofron kredi deri në 70% të vlerës së veturës.

Dokumentet e nevojshme:

  • Letërnjoftimi
  • Kontrata e punës
  • Dëshmia mbi të hyrat familjare shtesë nëse kemi
  • Konfirmimi nga partneri i autorizuar

Dokumentet e nevojshme:

  • Ndalesat administrative mbi pagën
  • Sigurimi kasko i automjeteve në favor të Bankës
  • Garantues

Kredia Suazore

Kredia Suazore është e ngjashme me mbitërheqjen. NLB Prishtina për ju krijon fonde të posaçme të kredisë suazore! Ju duhet të paguani interes vetëm për aq kohë sa i shfrytëzoni  mjetet,bëni pagesa dhe transfere  përmes llogarisë në NLB Prishtina së paku 5 herë më shumë se sa shuma e lejuar e kredisë suazore brenda vitit, dhe të ktheni shumën e tërësishme (në zero) së paku tri herë brenda vitit.

Nëse ju kërkoni 100.000 € në llogarinë tuaj suazore dhe shfrytëzoni vetëm gjysmën e shumës të cilën e ktheni brenda dy ditëve, ju do të paguani interes vetëm për dy ditë për shumën 50.000 €.

Nëse mjetet kthehen brenda ditës, ju  nuk i detyroheni NLB Prishtina-s interes fare.

Kredi për Kapital Qarkullues

Tashmë keni hartuar planin e investimit? Jeni unik dhe kreativ në treg por ju mungon kapitali qarkullues për ta realizuar idenë?

Gjendeni në faqen e duhur!

NLB Prishtina e çmon përpjekjen dhe motivimin tuaj!

Ne mbështesim iniciativat tuaja me Kredi për Kapital Qarkullues.