Ftesë për ofertim
Ftohen subjektet e interesuara që për nevojat e NLB Prishtina sh. a., të paraqesin ofertat e tyre për:
1. Furnizimin dhe implementimin e modulit Menaxhimi i kontratave dhe marrëveshjeve për nevoja të NLB Prishtina sh.a., dhe
2. Për furnizimin dhe implementimin e modulit të Letrave me vlerë për nevoja të NLB Prishtina sh.a.
Ofertuesit së bashku me ofertën duhet të dorëzojnë edhe dokumentacionin shtesë:
- Certifikatën e regjistrimit të biznesit;
- Certifikatën e regjistrimit fiskal;
- Kompania duhet të ketë referenca mbi kryerjen e punëve të ngjashme të dëshmuara me kontrata;
- Kompania duhet të ketë staf të kualifikuar për kryerjen e shërbimeve të kërkuara;
- Çmimet e kotuara në euro (€);
- Në çmim të përfshihet TVSH-ja;
- Afati i liferimit dhe
- Garancinë.
Informatat e nevojshme për tenderim dhe dokumentacionin mund t’i merrni në Zyrën Qendrore të NLB Prishtina sh.a. me seli në Prishtinë, Rr. Nëna Terezë 49/A (Zyrën për Prokurim).
Për më shumë informata mund të kontaktoni në numrin e telefonit: + 381 38 744 042, 043 ose të shkruani përmes postës elektronike Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript për ta parë "> Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript për ta parë
Ofertat në zarf të mbyllur dorëzohen në Arkivin e Bankës, rr. “Nëna Terezë” nr. 49/A, Prishtinë, deri më 10.08.2012, ora 16:00, me shënimin:
1. Furnizim dhe implementimin e modulit të Letrave me vlerë,
2. Furnizimin dhe implementimin e modulit të Letrave me vlerë për nevoja të NLB Prishtina sh.a






