} -->

Zyrtarin për mbrojtjen e të dhënave personale në bankë mund ta kontaktoni përmes:

Telefonit: 038 744 111,

E hënë – E premte

Prej 08:00 deri 16:00

E-mail adresa: 

info@nlbprishtina-kos.com


Analist për Menaxhim të Riskut në Sektorin për Menaxhim të Riskut

NLB Prishtina sh. a., me seli në Prishtinë shpall

K O N K U R S
PËR ZGJEDHJEN E KANDIDATIT PËR KËTË VEND PUNE:

Analist për Menaxhim të Riskut në Sektorin për Menaxhim të Riskut

Përpos kushteve të përgjithshme kandidati i cili konkurron duhet t’i plotësojë edhe këto kushte të veçanta:


KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

• Fakultetit ekonomik –(drejtimi banka dhe financa);
• Preferohet përvojë bankare së paku 3 vjet
• Preferohet njohuri të Standardeve Ndërkombëtare te Raportimit Financiar;
• Njohuri të kontabilitetit;
• Aftësi analitike;
• Njohuri mbi specifikat e operacioneve të sistemit bankar;
• Njohuri të avancuara të gjuhës Angleze;
• Njohuri të avancuara të Microsoft Office.
• Preferohet që kandidati të ketë certifikim për kontabilist në Kosovë apo jashtë vendit (ACCA).

PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS

  • - Zbatimi i procedurave të përcjelljes së portfolios kreditore, të definuar sipas Politikës së menaxhimit me riskun kreditues;
  • - Zbatimi i procedurave të përcjelljes dhe menaxhimit me riskun valutor, të definuar sipas Politikës së menaxhimit me riskun valutor;
  • - Zbatimi i përcjelljes së procedurave dhe menaxhimit të riskut me shkallën e kamatave, të definuar sipas Politikës së menaxhimit me riskun e shkallës së kamatës;
  • - Zbatimi i procedurave të përcjelljes dhe menaxhimit me likuiditetin strukturor, të definuar sipas Politikës mbi likuiditetin;
  • - Zbatimi i procedurave të përcjelljes dhe menaxhimit me riskun operativ, të rregulluar sipas  Politikës së menaxhimit me riskun operativ dhe Udhëzimit për evidentimin e ngjarjeve të dëmshme;
  • - Hartimi i raporteve (mujore, tremujore dhe vjetore) për shfrytëzues brenda dhe jashtë Bankës;
  • - Bashkëpunimi me pjesët e tjera organizative të cilat marrin pjesë në përgatitjen e realizimit të plasmanëve;
  • - Organizimi dhe mbikëqyrja e aktiviteteve të drejtuara ne aplikimin e standardeve ndërkombëtare të afarizmit (Basel II, IAS,...);
  • - Ruajtja e ambientit punues, e pajisjeve dhe e mjeteve të punës që sigurojnë kryerje cilësore të punëve;
  • - Kryerja e punëve dhe detyrave tjera sipas urdhrit të udhëheqësit më të lartë.

Aplikacioni mund të merret në të gjitha njësitë organizative të NLB Prishtina dhe në WEB faqen zyrtare të Bankës. Aplikacioni i plotësuar mund të dërgohet në lokalet e NLB Prishtina sh. a., në Prishtinë, rruga “Nëna Terezë” nr. 49/a, si dhe nëpërmjet postës elektronike dhe atë në adresën: Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript për ta parë , deri më datën 16 korrik 2012.

Bashkë me aplikacionin duhet të paraqiten edhe këto dokumente: kopje e kartelës së identifikimit, një letër motivimi si dhe kopjet e dokumenteve tjera se kandidati i plotëson kushtet për kryerjen e punëve dhe detyrave të punës.

Aplikacioni i pakompletuar dhe i paraqitur pas datës 16 korrik 2012 nuk do të shqyrtohet.

 

Shkarkoje aplikacionin